Përdorimi i celularit apo i tabletit, si dhe shikimi i televizorit janë shkaktarë të mëdhenj të pagjumësisë.

Është mirë që para se të flini t’i fikni këto pajisje. Çfarë do të ndodhte nëse do ta gjenit veten në një rrethanë ku nuk keni celular, televizor apo nuk keni fare qasje në elektricitet? A do t’ju ndihmonte kjo të flini dhe të bëni gjumë të mirë?

Një studim në SHBA ka zbuluar se kampingu i ndihmon njerëzit të flenë dy orë më herët se zakonisht.
Pas eksperimenteve të shumta, Dr Kenneth Wright ka treguar se drita e diellit, drita e hënës dhe drita që vinte nga zjarri i kampingut kishin qenë burimet e vetme të ndriçimit dhe rezultatet kishin qenë pozitive.

Studimi ka sugjeruar t’i shmangni pajisjet elektrike para gjumit, ndërsa ka bërë thirrje që të bëni më shumë kamping.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: