Menu Krye Të Fundit | Shqipëria |

Studimi/ Zbuloni varësinë, e cila është më e keqe se droga dhe alkooli

varesia-730x440

Në vitet e fundit, përdoruesit e rrjeteve sociale janë rritur ndjeshëm dhe pothuajse pjesa më e madhe e përdoruesve e ka të pamundur të ndahet prej këtyre pajisjeve teknologjike. Sipas studimeve të fundit, varësia ndaj tyre është një fenomen negativ që sapo ka filluar të vihet re nga njerëzit. Sipas studimeve, në vitet e fundit, numri i pacientëve që kërkojnë ndihmë nga Nathan Driskell, një terapist në Hjuston të Teksasit, në SHBA, për të ashtuquajturën varësi ndaj rrjeteve sociale u rrit në 20%, shkruan BBC. Ndikimi psikologjik i shkaktuar nga “Facebook”, “Instagram” apo “Snapchat”, mund të jetë më i vështirë për t’u trajtuar sesa varësitë e tjera të njohura. Sipas terapistit Nathan Driksell kjo varësi është më e keqe se alkooli apo abuzimi ndaj drogës. Kjo dukuri negative është vetëm duke u bërë e njohur nga njerëzit. Për këtë problem tani janë duke u hapur klinika për përdorues. Një kompani në Nju Jork, ofron këshillim online nga 1000 psikologë në rrjet.

(i.ç/BalkanWeb)



KOMENTO

*E-mail nuk do te publikohet.
Komenti juaj do publikohet brënda 3 orëve , nëse përdorni fjalor ofendues , komenti nuk do të publikohet nga moderatori .


Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.