RUSI– Të paktën 11 persona kanë humbur jetën në Moskë të Rusisë, si pasojë e një stuhie raporton BBC. Qindra pemë janë rrëzuar nga stuhia e fuqishme, ndërsa më shumë se 50 njerëz kanë kërkuar ndihmë mjekësore.

Nga erërat me shpejtësi rreth 110/km dhe breshëri janë dëmtuar edhe kabllot elektrike. Po ashtu, është dëmtuar edhe sistemi transportues i qytetit, ndërsa shumë lidhje të trenave janë shtyrë ose anuluar.

Sipas agjencisë së lajmeve ‘Tass’ rreth 69 persona janë plagosur. Kryetari i qytetit të Moskës, Sergei Sobyanin, u ka shprehur ngushëllime familjeve të njerëzve që e humbën jetën nga kjo stuhi.

#москва #шторм #ураган #жесть #шок #жутко #2017 #понедельник

A post shared by Модник (@stasnowak) on


(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: