Kampionati suedez po përjeton një rast të ngjashëm me atë që ndodhi pak ditë më parë në “Superligën” shqiptare.

Sipas asaj që raporton “BBC Sport”, një lojtari të klubit të AIK-ut, zbulon Shoqata Suedeze e Futbollit, i është ofruar një shumë e konsiderueshme parash për të manipuluar ndeshjen kundër Goteborg e programuar për t’u zhvilluar sot në orën 19:00.

Kujtojmë se shumë pak ka kaluar kur në mediat e vendit tonë qarkulloi një videoskandal në të cilin shfaqej një menaxher duke i ofruar para futbollistit të Partizanit, Emiliano Vilës, për të toleruar ndeshjen me Kukësin.

“Sulm shumë serioz kundër futbollit suedez. Ne kurrë nuk do ta lejojmë që kjo të ndodhë. Në fund të fundit nuk është për një ndeshje të vetme, prandaj është e rëndësishme që ne të veprojmë me forcë”, u shpreh Sekretari i Përgjithshëm, Hakan Sjostrand.

Kjo ka qenë një indicje shumë e fortë që ka sjellë shtyrjen e takimit. Kampionati suedez ishte në javën e 9-të të tij.

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb