Menu Krye Të Fundit | Shqipëria |

Sulm kamikaz në kufirin me Jordaninë, vriten 23 luftëtarë rebelë në Siri

siri

SIRI– Të paktën 23 luftëtarë rebelë u vranë dhe dhjetëra të tjerë u plagosën të premten në një atentat kamikaz në jug të Sirisë pranë kufirit me Jordaninë, njoftoi Observatori sirian për të drejtat e njeriut (OSDH).

Sipas këtij Observatori, kamikazi aktivizoi rripin me eksplozivë në një bazë të përdorur nga Jaish al-Islam (Ushtria e Islamit) pranë vendkalimit kufitar të Nasib.

“Pjesa më e madhe e 23 rebelëve të vrarë bënin pjesë në Ushtrinë e Islamit. Atentati shkaktoi dhjetëra të plagosur, 20 prej të cilëve në gjendje të rëndë”, deklaroi kreu i OSDH-së, Rami Abdel Rahman.

Sulmi nuk është marrë përsipër menjëherë, por xhihadistët e lidhur me ISIS-in kanë sulmuar tashmë rebelët në jug të Sirisë.

Pika e kalimit kufitar të Nasib gjendet në provincën e Darës, e cila u mor nga grupet rebele në prill të vitit 2015.

Revolta siriane filloi në provincën Daraa në mars të vitit 2011 me manifestimet e mëdha në të cilat u kërkua largimi i presidentit Bachar al-Assad.

(BalkanWeb)


KOMENTO

*E-mail nuk do te publikohet.
Komenti juaj do publikohet brënda 3 orëve , nëse përdorni fjalor ofendues , komenti nuk do të publikohet nga moderatori .


Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.