TURQI- Një person i armatosur me një pajisje shpërthyese ka sulmuar një stacion policor në lagjen historike “Sultanahmet” të Stambollit duke plagosur të paktën dy oficerë policie.

Mediat turke raportojnë se policia kishte shkëmbyer zjarr me kamikazen që mendohet se është femër dhe që kishte shpërthyer një granatë dore ndërsa sipas informacioneve paraprake ajo mendohet të ketë mbetur e vdekur.

Një numër ambulancash, zjarrfikësish dhe forcash speciale mbërritën në këtë zonë. Asnjë grup nuk ka marrë përsipër përgjegjësinë, por ky akt ndodh një javë pasi grupi majtist “Partia Çlirimtare, Fronti Revolucionar popullor” mori përgjegjësinë për sulmin me granatë pranë zyrës së kryeministrit në Stamboll.
Lagjja “Sultanahmet” shtrihet në gadishullin historik të Stambollit, zona ku ndodhet Xhamia Blu dhe muzeu AJa Sofia, një ndër destinacionet më të vizituara në botë nga turistët.

(m.k/News24/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: