Zyrtarët pakistanezë thonë se së paku 7 vetë janë vrarë dhe afro 30 të tjerë janë plagosur, nga sulmi vetëvrasës në një kishë në qytetin Kueta, në jugperëndim të Pakistanit.
Një zyrtar i lartë në provincën e Baloçistanit tha se sulmin e sotëm e kishin kryer dy militantë.
Ky zyrtar tha se së pari njëri prej militantëve e aktivizoi jelekun vetëvrasës në trupin e tij në hyrje të kishës, ku ishin afro 400 meshkuj, femra dhe fëmijë, të cilit kishin ardhur për të marrë pjesë në meshën e së dielës, para festës së Krishtlindjeve.
Sulmuesi tjetër nuk arriti ta aktivizojë eksplozivin pasi u qëllua për vdekje nga forcat e sigurisë.
Asnjë grup nuk e ka marrë pëgjegjësinë e menjëhershme për këtë sulm. Të plagosurit janë dërguar në spitalet kryesore të qytetit Kueta, shkruan rel.
Të krishterët e përbëjnë 1.6% të popullatës prej 200 milionë banorëve, kryesisht myslimanë, të Pakistanit.
(m.k/BalkanWeb)