Pas tronditjes dhe lotëve, nga Parisi vijnë edhe histori të pabesueshme. Si ajo e Massimiliano Natalucci-t, 45-vjeçarit nga Senigallia, i cili të premten në mbrëmje gjendej në teatrin “Bataclan” dhe i shpëtoi për mrekulli atentateve në kryeqytetin francez.

Në moshën 15-vjeçarë, Natalucci i kishte mbijetuar tragjedisë së Heyselit në Belgjikë, ku nga rrëzimi i murit të stadiumit në Bruksel humbën jetën 39 tifozë në finalen e Kupës së Kampioneve mes Juventusit dhe Liverpulit. Ndërkohë që më pas 45-vjeçari kishte shpëtuar nga vdekja pas tre aksidenteve të rënda rrugore.

Kështu, Massimiliano është bekuar për të pestën herë. “Kur ishte 8 vjeç, është puthur nga Papa Vojtila në sheshin “San Pietro” në Romë. Në moshën 15-vjeçare i shpëton tragjedisë së Heyselit, ku kishte shkuar në stadium me babanë dhe xhaxhin, pastaj ka pësuar disa aksidente rrugore radhazi”, ka treguar e motra Federica, duke shpjeguar që i vëllai ka mbetur i plagosur lehtë në sulmet e ndodhura në Paris.

(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: