Kamikazi i cili vrau 22 persona në Manchester Arena mbrëmjen e djeshme në Britani, mund të ketë qenë i njohur për policinë përpara se të kryente masakrën. Një hetim urgjent i policisë ka nisur që prej orëve të para të mëngjesit të sotëm për të përcaktuar nëse agresori ka vepruar vetëm ose në bashkëpunim si pjesë e një culule më të gjerë terroriste.

40B2D28700000578-4532890-image-m-27_1495538705835

Oficerët gjithashtu po shohin filmimet e kamerave të sigurisë për të ndjekur hap pas hapi të gjitha momente para se të shpërthente bomba, ndërkohë që mijëra persona ishin të pranishëm në koncertin e këngëtares së njohur amerikane Ariana Grande. Ende askush nuk e ka marrë përgjegjësinë për shpërthimin, por mbrëmë, mbështetësit e ISIS festonin masakrën online, si dhe nxorrën dy mesazhe në Tëitter para dhe pas sulmit.

Këtë mëngjes policia tha se një 23-vjeçar u arrestua jashtë një supermarketi në jug të Mançesterit si një bashkëpunëtor i mundshëm i kamikazit.

(e.f/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb