FRANCË-Pas sulmit në Nice, presidenti francez Hollande ndërpreu një takim privat në Avignon për t’u rikthyer në Paris. Hollande mbërriti në qendrën e emergjencave në Ministrinë e Brendshme ku pritet të mbledhë kabinetin qeveritar pas sulmit në Nice ku humbën jetën deri tani 76 persona, ndërsa qindra të tjerë janë plagosur.

“Franca nuk do ta zgjasë përtej 26 korrikut gjendjen e emergjencës, të vendosur për shkak të sulmeve të nëntorit nga ISIS vitin e kaluar në Paris”, ishte shprehur presidenti francez, Hollande para sulmit në Nice.

(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: