ATHINË- Ish-kryeministri grek, Lucas Papademos, u plagos sot nga shpërthimi i një bombe letër në automjetin e tij në Athinë bashkë me shoferin e tij.

Papademos, 70 vjeç, u detyrua të zhvillojë një operacion kirurgjikal për shkak të plagëve në bark dhe në këmbë në një nga spitalet e kryeqytetit, sipas agjencisë kombëtare të lajmeve ANA.

Televizioni shtetëror ERT kishte njoftuar më herët se “vuante edhe nga probleme në frymëmarrje por nuk gjendet në rrezik për jetën”. Ky sulm nuk është marrë përsipër nga ndonjë organizatë apo grupim.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb