GJERMANI – Ndryshe nga sa u dyshua sulmi mbi autobusin e Borussia Dortmund nuk u krye nga ISIS. Një 28-vjeçar i quajtur Sergej W është arrestuar në Gjermani, pasi dyshohet se është atentatori i sulmi ndaj autobusit të ekipit të Borussia Dortmund, më 11 prill.

Lajmi u bë i ditur nga autoritetet gjermane. Sipas prokurorisë, e cila përjashtoi aktin e terrorizmit, i riu ka vepruar për arsye ekonomike.

BBC shkruan se Sergej W, me shtetësi të dyfishtë, ruse dhe gjermane, dyshohet se ka organizuar sulmin me qëllim rrëzimin e vlerës së aksioneve të klubit gjerman në bursë në mënyrë që të përfitonte shuma të mëdha parash duke spekuluar më pas me vlerën e tyre.

Ai kishte blerë një paketë me 15 mijë aksione me një çmim prej 78 mijë euro dhe nëse aksionet e Borusia-s binin ai do të fitonte 3,9 milionë euro. Ngjarja ndodhi më 11 prill pak çaste para fillimit të takimit kundër Monaco-s, në Gjermani afër autobusit të Borussia Dortmund ndodhën 3 shpërthime nga ku mbeti i lënduar mbrojtësi Marc Bartra.

Sipas mediave gjermane eksplozivi është vendosur në rrugë dhe ka shpërthyer kur po kalonte autobusi, rreth 10 kilometra larg stadiumit.
(er.cu/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: