BRITANI– Policia britanike ka identifikuar 3 nga 22 viktimat në shpërthimin kamikaz në Manchester, pas koncertit të Ariana Grande. 3 viktimat janë një vajzë 8 vjeçare e quajtur Saffie Rose Roussosi si dhe 18-vjeçare Georgina Bethany Callander të cilën miqtë e quanin Gina. Gjithashtu viktima i tretë që është identifikuar është 26-vjeçari John Atkinson.

8-vjeçarja ishte nxënëse në shkollën Fillore Tarleton, në Lancashire, ndërsa mësuesi i saj Chris Upton tha se ajo ishte një vajzë e bukur dhe e dashur me të gjithë.

Georgina Bethany Callander studionte në Runshaë College në Leyland, Lancashire. 18-vjecarja kishte shprehur edhe gëzimin e saj për koncertin e shumëpritur të këngëtares Ariana Grande edhe në profilin e saj në Twitter, ku kishte shkruar se është e lumtur se çfarë do të shohë nesër.

Shteti Islamik ka marrë përgjegjësinë për sulmin kamikaz që i mori jetën 22 personave dhe la 59 të plagosur në Manchester Arena një natë më parë. Në mesin e 59 personave të plagosur që janë dërguar në spital, 12 prej tyre janë fëmijë.

(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb