PRISHTINE- Ambasadori i Britanisë së Madhe në Kosovë, Ruairí O’Connell, ka shprehur falënderimet e tij për ngushëllimet drejtuar vendit të tij pas sulmit terroriste në Manchester, ku humbën jetën 22 persona dhe u lënduan dhjetra të tjerë.

“Dashuria do ta mposhtë urrejtjen. Bëni çfarë të mundeni për të shpërndarë dashuri dhe ndalni urrejtjen”, shkroi ambasadori Ruairí O’Connell në Facebook.

Ngjarja në fjalë ndodhi në ‘Manchester Arena’ fill pas koncertit ku këndonte këngëtarja e muzikës pop Ariana Grande.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: