Fqinjët e kamikazit të lindur në Britani, Salman Abedi 23 vjeç kanë zbuluar “sjellje të çuditshme” të tij gjatë javës para se të ndërmerrte aktin e rëndë të hedhjes në erë, duke shkaktuar 22 të vdekur dhe 120 të plagosur mbrëmjen e së hënës në stadiumin “Manchester Arena”.
40B3CA5500000578-4532890-image-a-56_1495542832501
Sipas “Daily Mail”, 23-vjeçari është dëgjuar teksa këndonte lutje islame me zë të lartë në rrugë. “Ai bërtiste me zë të lartë duke brohoritur lutjet islame në rrugë”,- tregojnë fqinjët e tij në jug të qytetit të Manchesterit.

Policia angleze po heton për sulmin e rëndë dhe po përpiqet të përcaktojë nëse Abedi, një tifoz i Manchester United, ka vepruar i vetëm apo ishte pjesë e një qelize të gjerë terroriste.
40AEBE0800000578-4532890-Casualties_are_stretchered_out_of_the_concert_on_Monday_evening_-a-3_1495528728908

40B3CA5500000578-4532890-image-a-56_1495542832501

40AE8F1000000578-4532890-This_was_the_scene_inside_the_Manchester_Arena_last_night_after_-a-8_1495528744822

Një 21-vjeçare e quajtur Lina Ahmed tha për “Daily Mail” se kamikazi i përkiste një familje me origjinë libine. “Gati dy muaj më parë ai këndonte në gjuhën arabe me zë të lartë disa lutje, që kishin kuptimin: Ka vetëm një Perëndi dhe profeti Muhamedi është i dërguari i tij”,- u shpreh vajza.

Ndërsa një prej miqve të tij i quajtur Leon Hall tha se e kishte takuar për herë të fundit vitin e kaluar dhe që nga ajo kohë i kishte bërë përshtypje fakti që kishte lënë mjekër. Ishte ai që konfirmoi faktin se i riu ishte një tifoz i çmendur “Manchester United”.

40B5351200000578-4534224-image-a-88_1495556061292

40B528D800000578-4534224-image-a-87_1495556043507

40B43A9500000578-4534224-image-a-79_1495555467604

40B18E7100000578-4531940-image-a-13_1495528300894

“E kam parë për herë të fundit vitin e kaluar, ndonëse jetojmë pranë. Nuk kam shumë muhabet me të, vetëm përshëndetemi, por më bëri përshtypje fakti që kishte lënë një mjekër të gjatë”,- tha 26-vjeçari.

ISIS këtë mëngjes ka marrë përgjegjësinë dhe ka kërcënuar për sulme të mëtejshme. Sakaq në media janë përhapur edhe fotot e bastisjes së shtëpisë së tij në Elsmore Road Fallowfield, ku pati edhe një shpërthim të kontrolluar.
(m.a/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb