Policia britanike ka mobilizuar të gjitha forcat e sigurisë vendëse, pas sulmit që tronditi Anglinë pak ditë më parë.

Teksa po vijojnë arrestimet dhe kërkimet për të zbuluar personat që kishin lidhje me kamikazin, mediat Britanike shkruajnë sot se mes 8 të ndaluarve është edhe një person me pasaportë shqiptare.

E përditshmja britanike “inews”, nuk jep detaje të tjera por thotë se policia është duke hetuar të gjithë personat, të cilët mund të kenë pasur lidhje me terroristin 22-vjeçar Abedi.

“I News ka mësuar se mes tetë personave të ndaluar në lidhje me sulmin është një shtetas evropian lindor, i cili mban një pasaportë shqiptare, i cili u arrestua në Wigan”.

Nga sulmi në Manchester humbën jetën 22 persona.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb