“Unë nuk mund ta imagjinoj agoninë e prindërve që po e kalojnë këtë”. Kështu ka pohuar ndërsa ishte në transmetim live gazetarja Susanna Reid duke shpërthyer në lot pas sulmit të terrorit në koncertin e Ariana Grande në Machester, ku përveç 22 viktimave, shumë të rinj rezultojnë ende të zhdukur.

Susanna Reid

Kombi është i shqetësuar nga lajmi se të paktën 22 vetë kanë vdekur dhe 59 janë plagosur në një sulm të dyshuar terrorist në një koncert të Ariana Grande në Mançester të hënën natën.

Dhe spikerja Susanna Reid e “itvNeës” shpërtheu në lot ndërsa fliste për tragjedinë me bashkëpunëtorin Piers Morgan mëngjesin e sotëm në emisionin “Good Morning Britain”.

Susanna

Dy gazetarët ishin duke komunikuar në një lidhje telefonike me Charlotte Campbell, e cila po kërkonte në mënyrë të dëshpëruar vajzën e saj 15-vjeçare Olivia e zhdukur gjatë shpërthimit.

Nëna e shkatërruar psikologjikisht nuk kishte komunikuar me vajzën që prej mbrëmjes së kaluar dhe po i bënte apel të bijës ose kujtdo që e kishte parë të lidhej me të.

Pas intervistës telefonike, gazetari Piers tha: “Ne të gjithë jemi prindër këtu dhe e kuptojmë agoninë që po kaloni. Ne shpresojmë që vajza juaj e vogël është e sigurt diku ose në spital dhe nuk ka qenë në gjendje të komunikojë me ju”.

Përbri tij, gazetarja Susanna Reid u përpoq të ruante qetësinë, duke kapërdirë lotët, por pa mundur.
Me zërin duke u dridhur ajo tha: “Nuk mund ta imagjinoj agoninë që prindërit po kalojnë … Nuk ndihmon askënd nëse trishtohem”.

Sulmi i mbrëmshëm në Britani është i dyti për nga madhësia, që prej 7 korrikut të vitit 2005, ku humbën jetën 52 persona.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb