ANGLI- Babai i 23-vjeçarit Abedi Salman, kamikazi që hodhi veten në erë të hënën në mbrëmje në stadiumin Manchester Arena është një mbështetës i Al Qaeda.

Lajmi bëhet i ditur nga televizioni arab Sky News Arabiya duke iu referuar burimeve dhe dokumenteve të lëshuara në epokën e Muammar Gheddafit.

“Abu Ismail Abedi – konfirmon burime – ishte pjesë e Libyan Fighting Group”, një organizatë islamike e armatosur dhe me lidhje të foeta me terroristët e Al Qaeda.

Abedi Salman u hodh në erë në përfundim të koncerit të këngëtares Amerikane Ariana Grande në stadiumin “Manchester Arena” stadium tek i cili kishte hyrë disa here si një tifoz i zjarrtë i kësaJ skuadre. Nga shpërthimi, ai la të vdekur 22 persona, mes tyre edhe fëmijë, ndërsa 120 të tjerë mbetën të plagosur.

23-vjeçari kishte vetëm pak kohë që ishte rikthyer në Manchetser nga vendi i tij i lindjes Libia dhe sipas hetimeve kishte shpenzuar disa kohë në zonën e konfliktit, Siri, ku dhe kishte bërë një trajtim në lidhje me sulmin kamikaz që bëri.
(m.a/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: