FRANCË- Ministria e Punëve të Brendshme e Francës ka dhënë një deklaratë ku ka njoftuar se vetëm një polic ka vdekur pas sulmit me armë zjarri në qendër të Parisit në mbrëmjen e së enjtes. Lajmi për dy policë të vdekur nuk është i vërtetë, ka njoftuar Ministria. Njoftimi është dhënë nga Pierre-Henry Brandet, zëdhënës i MPB të Francës, duke thënë se një polic është vrarë dhe dy të tjerë janë plagosur rëndë.
“Raportimet për dy policë të vdekur nuk janë të sakta”,  ka thënë Pierre-Henry Brandet.
Sipas Brandet, vrasësi i policëve, që është vrarë nga Policia pas sulmit, ende nuk është identifikuar. Gjithashtu, zëdhënësi i Ministrisë së Brendshme të Francës ka thënë se raportimet për një sulm të dytë nuk kanë qenë të sakta, lajm që u dha nga shumë media ndërkombëtar pasi ndodhi sulmi.

(i.ç/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: