Dy klubet e futbollit në Manchester, United dhe City, menjëherë pas sulmit terrorist që ndodhi mbrëmë në qytet kanë dalë me një njoftim për shtyp duke u sensibilizuar me ketë ngjarje të rendë dhe duke u lutur për personat që u prekën.
Por sot, si fillim Manchester United ka anuluar konferencën për shtyp në kuadër të finales së “Europa League” duke gjetur edhe mirëkuptimin e UEFA-s. Më pas para seancës stërvitore të programuar në mëngjes, është mbajtur një minutë heshtje nga të gjithë futbollistët dhe pjesëtarët e klubit, raporton “Daily Mail”.
Ndërsa Manchester City është shfaqur i gatshëm të ndihmojë duke hapur dyert e stadiumit për të gjithë personat e prekur nga ky sulm terrorist, duke e kthyer në një qendër pritjeje.
(e.k/BalkanWeb)