PRISHTINE- Vetëvendosje dyshon se policia e ka sulmuar Albin Kurtin në hyrje të Kuvendit.

“Tek porta kryesore e Kuvendit të Republikës së Kosovës, dy persona me veshje civile të cilët po rrinin me pjesëtarë të Policisë, dhe që ne dyshojmë se janë policë, gjuajtën me vezë deputetin e Kuvendit të Republikës së Kosovës, Albin Kurtin.

Në 17 shkurt persona të policisë kanë gjuajtur me shishe, për të provokuar masën. Në 19 shkurt, persona të policisë ia nisën të sulmojnë opozitën.

Është fatkeqësi kur pushteti nis të përdorë metodat protestuese të opozitës. Sepse opozita nuk përdor polici për të shtypur ata që “protestojnë” kundër saj në mbrojtje të diktaturës”, thekson VV.

ARRESTOHET SULMUESI ME VEZË I ALBIN KURTIT
Policia e Kosovë ka deklaruar se ka arrestuar rreth orës 09:40, afër ndërtesës së Kuvendit të RKS-së, një person i dyshuar se ka sulmuar me vezë Albin Kurtin. Bëhet fjalë për shtetasin me iniciale S. SH,. I dyshuari është dërguar ne stacion policor për procedura tjera ligjore dhe vendimet tjera do të merren në konsultim te plotë me prokurorin kompetent.

SULMOHET ALBIN KURTI NË HYRJE TË KUVENDIT
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, është sulmuar me vezë derisa po hynte në objektin e Kuvendit, ku sot pritet të mbahet seanca e parë plenare për këtë vit.

Kurti është sulmuar me vezë në hyrje të Kuvendit. Për këtë ka reaguar policia e cila ka ndaluar sulmuesin.

(el.sp/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: