Një 22-vjeçar shqiptar ka mbetur i vrarë në Greqi, pas një konflikti me një bashkëkombësin e tij. Dy të rinjtë shqiptarë, mësohet se janë konfliktuar jashtë banesës së 26-vjeçarit shqiptar, në Livanate, Ftiotida.

Sipas hetimeve paraprake, ka qenë 22-vjeçari shqiptar ai që ka shkuar në banesën e bashkëkombësit të tij 26-vjeçar, dhe pasi e ka qëlluar me grushte është larguar me shpejtësi.

Fill pas kësaj, ky i fundit i ka kërkuar ndihmë në shtetasi grek, 30 vjeç.

Por 22-vjeçari shqiptar është kthyer sërish, me një thikë në dorë, duke i sulmuar ata të dy.

26-vjeçari shqiptar dhe shoku i tij grek, kanë munduar ta neutralizojnë, dhe pasi janë grindur sërish e kanë vrarë 22-vjeçarin me thikën e tij.

Ende nuk bëhet i ditur identiteti i viktimës, apo i dy personave të tjerë, të cilët tashmë janë arrestuar nga policia greke.

Hetimet e policisë pritet të hedhin më shumë dritë rreth ngjarjes, dhe shkaqeve që çuan në konfliktin mes të rinjve.

(el.sp/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: