Nga: ZONJA VJOLLCA
1 qepë, 1 kokërr hudhër
200 ml pana
800 ml lëng perimesh
2 lgj uthull
150 gr bajame pa lëkurë
3 lgj vaj ulliri
Kripë, piper i zi
1 kokërr portokall
Gjethe nenexhiku

Ngrohim vajin e ullirit në tenxhere, shtojmë qepën të prerë në kubikë, e kaurdisim atë sa të bëhet transparente, shtojmë hudhrat, i kaurdisim pak dhe më pas shtojmë panën. E trazojmë duke shtuar lëngun e perimeve dhe e lemë supën të ziejë për 10 minuta. Pas këtij minutazhi shtojmë dy lugë uthull dhe bajamet e qëruara nga lëkura dhe e lemë supën të ziejë dhe për 5 minuta të tjera. Më pas e kalojmë supën në blender dhe e kthjmë në krem. Filetojmë portokallin dhe më pas e presim në kubikë. E rregullojmë supën me kripë dhe piper dhe e servirim zbukuruar me kubikë portokalli dhe nenexhik të freskët.
(er.cu/vila24/ BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb