Nga: ZONJA VJOLLCA
70 gr pançetë
150 gr presh
150 gr lulelakër
2 degë selino
100 gr rrënjë selinoje
100 gr karrota
1 qepë, 1 thelpi hudhër
2 kunguj të njomë
2 patate të vogla
200 gr bizele
300 gr domate
3 lgj vaj ulliri
Majdanoz, borzilok
Kripë, piper i zi

Vendosim në një tenxhere me vaj ulliri të kaurdisen qepa, hudhra, rrënja e selinosë dhe një karrotë, të gjitha të grira imët në mikserin e qepës. Shtojmë dhe pançetën, i kaurdisim për 5-6 minuta dhe më pas shtojmë perimet të prera në kubikë (karrotat, patatet, kungujt, domatet, preshin, bizelet dhe lulelakrën). Shtojmë pak uje të ngrohtë dhe e lemë supën të ziejë për 15 minuta. Në fund shtojmë kripë, piper të zi, borzilok dhe majdanoz të grirë hollë dhe e shërbejmë të ngrohtë me bukë të thekur.
(er.cu/vila24/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb