NGA ZONJA VJOLLCA
Përbërësit

500 gr patate e ëmbël
200 gr karrota
1 kokërr qepë
3 lgj vaj ulliri
4 qepë të njoma
250 gr mish i grirë
Kripë, piper i zi
800 ml lëng perimesh
4 lç salcë kosi
Përgatitja
Qërojmë patatet dhe karrotat dhe i presim në kubikë të vegjël. Ngrohim dy lugë vaj ulliri dhe kaurdisim qepën të grirë imët për 2-3 minuta. Më pas shtojmë patatet dhe karrotat dhe i trazojmë së bashku me qepën. Pasi të jenë kaurdisur pak, shtojmë lëngun e perimeve (ose ujë + 3 lk koncentrat perimesh) dhe i lemë patatet dhe karrotat të ziejnë për 15-20 minuta.

Ndërkohë qepët e njoma i pastrojmë dhe i presim në unaza. Ngrohim një lugë vaj ulliri, shtojmë mishin e grirë dhe e skuqim atë derisa të thërrmohet, më pas shtojmë qepët e njoma dhe i kaurdisim së bashku me mishin për 2-3 minuta. I rregullojmë me kripë dhe piper të zi dhe fikim zjarrin duke e lenë gatimin të rrijë në mgrohtësi.

Kalojmë patatet dhe karrotat më pas në blender dhe kthejmë supën në krem apo pure, varet trashësia nga preferencat. E servirim supën të ngrohtë duke shtuar në fund nga një lugë salce kosi dhe 2-3 lugë mish të grirë të skuqur me qepët e njoma.

(da.xha/Vila24/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb