NGA ZONJA VJOLLCA
Përbërësit

1 qepë e vogël
2 thelpinj hudhër
2 lgj vaj ulliri
1 lgj gjalpë
50 gr miks perimesh (karrotë, selino, presh, koriandër)
400 ml lëng perimesh
2 degë trumzë e freskët
4 lgj polentë
150 gr kërpudha të freskëta
Kripë, piper i zi
1 lgj uthull balsamike
30 gr parmixhano
Përgatitja
Në një tigan me 1 lugë vaj dhe ½ lugë gjalpë kaurdisim qepën dhe hudhrën të grirë imët. Sapo qepa të fillojë të zbutet shtojmë perimet dhe i kaurdisim së bashku për 3 minuta. Më pas shtojmë 400 ml lëng perimesh dhe i lemë perimet të ziejnë në temperaturë të lartë.

Shtojmë trumzën, ulim temperaturën e sobës dhe shtojmë polentën duke e trazuar vazhdimisht me tel vezësh për 2 minuta. E lemë të ziejë në temperaturë të ulët për 5 minuta, më pas e largojmë supën nga zjarri.

Yndyrën që na teproi e vendosim në një tigan, presim kërpudhat në feta të mëdha dhe i skuqim në tigan për 4 minuta.

Rregullojmë supën me kripë dhe piper të zi dhe e shërbejmë me kërpudhat e skuqura spërkatur me pak uthull balsamike dhe pak djath parmixhano.

(da.xha/Vila24/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb