Menu Krye Të Fundit | Shqipëria |

Supë me rrepa dhe nenexhik

supe me rrepa dhe nenexhik

Nga: ZONJA VJOLLCA
400 gr rrepa të kuqe
3 qepë të njoma
4-5 patate mesatare
Nenexhik i freskët
100 ml pana
1 koncentrat perimesh
3 lgj vaj ulliri
Kripë, piper i zi

Fillimisht lajmë mirë rrepat dhe gjethet e tyre. Lemë 3 rrepa për dekor mënjëanë dhe të tjerat i presim në kubikë, ndërsa gjethet i grijmë imët.
Patatet i qërojmë dhe i presim në kubikë të vegjël me qëllim që të ziejnë shpejt. I vendosim në tenxhere, i mbulojmë me ujë shtojmë në të një tabletë koncentrat perimesh dhe i lemë të ziejnë për 15 minuta. Pasi të kalojnë 10 minuta nga zierja e patateve shtojmë rrepat në copa, gjethet e grira dhe qepët e njoma të prera në unaza të holla. I lemë të ziejnë së bashku me patatet për 5 minuta dhe më pas e kalojmë supën në blender duke e kthyer në pure.
E rivendosim në zjarr duke shtuar pak pana, e lemë të marrë një valë të lehtë dhe më pas e servirim dekoruar me feta rrepash, nenexhik të freskët të prerë në shirita dhe pak vaj ulliri.
(er.cu/vila24/BalkanWeb)



KOMENTO

*E-mail nuk do te publikohet.
Komenti juaj do publikohet brënda 3 orëve , nëse përdorni fjalor ofendues , komenti nuk do të publikohet nga moderatori .


Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.