Mesfushori shqiptar Valdet Rama ishte protagonisti kryesor sot për ekipin e tij Vurzburger Kikers. Futbollisti i cili aktivizohet në “Bundesligën 2” realizoi një gol të mrekullueshëm në barzimin 1-1 kundër Nurembergut.

29 vjeçari që njihet për aftësitë e tij shpërthyese në lojë, tregoi veten në minutën e 10-të të takimit kur nga krahu i majtë depërtoi drejt qendrës duke bërë të pavlefshëm dy kundërshtarët që e mbulonin për të shmangur goditjen. Goditje e cila përfundoi në fundin e rrjetës. Rama qëndroi në fushë deri në minutën e 73-të. Ky ishte goli i dytë i mesfushorit shqiptar në këtë sezon.

Valdet Rama Goal HD – Würzburger Kickers 1-0 FC… by ManchesterUniited
Vurzburger nuk arriti të ruante avantazhin deri në fund duke qënë se Tojçert barazoi shifrat në minutën e 80. Pas këtij takimi, Vurzburger ka grumbulluar 33 pikë duke mbajtur vendin e 14, me pikë të barabarta me vendin e 16 që luan në “play out” për t’i shpëtuar rënies dhe 2 pikë mbi zonës e ftohtë.

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb