Ditën e sotme në mitingun përmbyllës të Partisë Demokratike, mes mbështetësve të PD janë parë dhe Majlinda Bregu e Eduard Selami.

Të njohur për qëndrimet e tyre kritike gjatë kohës që PD protestonte në çadër, edhe pse u lanë jashtë listave për deputetë të Partisë Demokratike, Bregu dhe Selami morën pjesë në mitingun përmbyllës të PD-së në Tiranë.

Ndërkohë deputetët e tjerë të PD-së që u lanë jashtë listës si Patozi, Imami apo Topalli, nuk janë parë në mitingun që u mbajt ne Bulevardin “Deshmoret e Kombit”.

bregu-1

(e.f/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb