ITALI- Karabinierët e Napolit kanë arrestuar për posedim dhe shpërndarje droge një 52-vjeçar italian, i njohur për forcat e rendit dhe një 27 vjeçar shqiptar, rezident në Pompei, i padënuar më parë, i cili ishte kunati i italianit.

Gjatë disa kontrolleve të bëra në Sant’Antonio Abate, Santa Maria la Carità dhe Pompei, karabinierët kanë gjetur 108 kg marijuanë në 22 qese celofani të fshehura në një garazh që ishte në disponim të të dyve. Po kështu janë gjetur 6500 euro cash në shtëpinë e shqiptarit.

Karabinierët e Stacionit të Sant’Antonio Abate dhe Lettere kanë arrestuar 52-vjeçarin italian me iniciale D.V., dhe 27-vjeçarin shqiptar me iniciale H.M. për posedim dhe shitje droge.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: