TIRANE– Është mbledhur pasditen e sotme Konventa Kombëtare Zgjedhore e Lëvizjes Socialiste për Integrim, për të zgjedhur edhe kreun e partisë. Pas dorëheqjes së Petrit Vasilit nga ky post, në mbledhjen e sotme të Konventës pritet që në krye të kësaj force politike të votohet Monika Kryemadhi, e cila prej muajit maj mban postin e nënkryetares.

Por surpriza më e madhe e kësaj Konvente, edhe mungesa e ish-kreut të LSI, Ilir Meta, i cili është zgjedhur President i vendit, dhe më 24 korrik do të bëjë betimin.

Gazetarja Marsela Karapanço thotë se Ilir Meta nuk do të marrë pjesë në punimet e kësaj Konvente.

Punimet e Konventës së LSI janë hapur me fjalën e zëvendëskryetarit Luan Rama, e pas tij Petrit Vasili, i cili dha dorëheqjen pas zgjedhjeve të 25 qershorit.

(el.sp/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb