TIRANE- Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, thotë se kjo forcë demokratike synon përmirësimin e ekonomisë dhe punësimin e të rinjve. Përmes një statusi në rrjetin social “Facebook”, Tabaku thotë se PD në programin e saj do të mbështetin kredimarrjen e sipërmarrjeve të nisura nga të rinjtë.

Më tej, Tabaku thotë se PD do të përmirësojë arsimi e lartë dhe atë profesional.

“Për një ekonomi të fortë e një ardhme të sigurtë – Të shpëtojmë rininë!
Sot, 1 në 3 të rinj është i papunë apo nuk ka një arsim. Papunësia ndër të rinj është 28.9% në fund të vitit 2016 ndërsa katër vjet më parë ajo ka qenë 27.2%. “Shqipëria është e pashpresë” shprehen 104 mijë të rinjtë që kanë kërkuar azil politik në vendet e BE-së përgjatë katër viteve.

Ne do t’ia rikthejmë shpresën vendit duke mbështetur pa hezitim kredimarrjen e sipërmarrjeve të nisura nga të rinjtë, duke përgjysmuar papunësinë tek to përmes zhvillimit ekonomik, novacioneve teknologjike si dhe zhvillimit të turizmit.

Do të shpenzojmë 25 mln euro çdo vit për t’i mundësuar praktikën në fushën e teknologjisë dhe informatikës. Do të ndërhyjmë rrënjësisht në Arsimin e Lartë dhe atë parauniversitar duke i dhënë fokus Arsimit Profesional. Duke u zotuar që të rinjtë shqiptarë që kompletojnë arsimimin e tyre në vitin 2021 do jenë të aftë të konkurojnë lirshëm me moshataret e tyre në Bashkimin e Europian”, shkruan Tabaku.

(el.sp/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: