TIRANE-Deputetja e PD, Jorida Tabaku përmes një statusi në ‘Facebook’ thotë se sot 654 mijë familje paguajnë 23% më shtrenjtë energjinë elektrike në krahasim me 4 vite më parë. Gjithashtu Jorida tabaku Tabaku shprehet se përveç familjarëve energjinë po e paguajnë më shtrenjtë edhe bizneset duke rritur automatikisht çmimin e shërbimeve apo produkteve. Më tej Tabaku thotë se PD ofron në programin e saj 300 KË falas për çdo familje si dhe uljen e TVSH-së.

STATUSI I TABAKUT:
Ulje e çmimit të energjisë
Sot, 654 mijë familje paguajnë 23% më shtrenjtë energjinë elektrike; katër vjet më parë familjet paguanin 9.24 lekë/kilovatorë ndërsa sot paguajnë 11.4 lekë/kilovatorë. Secili prej nesh paguan 0.082 euro/KWH energji elektrike pa taksa, më shumë se sa çdo vend tjetër i rajonit përjashto Malin e Zi.
Një biznes vendas paguan sot 20% më shumë për energjinë elektrike se sa në vitin 2013, duke rritur automatikisht çmimin e shërbimeve apo produkteve. Një biznes paguan sot mestarisht 13.6 lekë/kilovatorë nga 11.4 lekë/kilovatorë. 2600 shqiptarë u arrestuan nga policia e shtetit sepse e kishin të pamundur pagesën e çmimit të rritur të energjisë elektrike.
Partia Demokratike ofron në programin e saj 300 KW falas për çdo familje, uljen e TVSH-së në 15% që do të sjellë edhe uljen e çmimit të energjisë jo vetëm për familjet por edhe për bizneset. Vota për Partinë Demokratike është për t’i dhënë fund një herë e mirë çmimeve të larta, taksimit të pandershëm dhe logjikës së të bërit shtet në kurriz të qytetarëve të ndershëm.

(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: