TIRANE- Kryetari i Partisë Socialiste për Tiranën, Saimir Tahiri ka vijur takimet me qytetarët në prag të nisjes së fushatës elektorale për zgjedhjet parlamentare. Përmes një postimi në rrjetin social “Facebook”, ish-ministri i Brendshëm “fshikullon” disa parti e partiçka, përmes një këshille që u jep votuesve.

Tahiri u thotë qytetarëve të mos bëjnë pazare me votën në mënyrë që e ardhmja e tyre të jetë më e mirë.

“Në 25 mos bëj pazar me votën, që parti e partiçka të mos bëjnë pazar jetën tënde për të paktën 4 vitet e ardhshme :)
#pershqiperineqeduam”, shkruan Saimir Tahiri.

(el.sp/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb