TIRANE– Ish-ministri i Brendshëm, Sajmir Tahiri ka reaguar pas videos së publikuar nga vetë ai në ‘Facebook’, ku shfaqet kandidati i LSI në Lezhë, Viktor Tushaj duke i futur një zarf në xhep një simpatizanti të LSI-së që u dhunua disa ditë më parë.

Pas kësaj videoje Viktor Tushaj tha se kështu e do zakoni të respektohet filxhani i kafesë. Gjatë një takimi elektoral në Kashar, Sajmir Tahiri tha se zakoni i shqiptarit është të japë dorën kur je në vështirësi, jo të japë zarfin duke të korruptuar.

“Nuk është e rrallë të në zënë sytë një kamikaz të ri politik që merr lek për tu rrahur. Para pak minutash doli një video, ishte një kandidat i LSI që i jepte një zarf një të dhunuari. Unë nuk e di nëse është rrahur ose jo, por ajo është historia e vet. Ajo që më trembi më shumë mua është justifikimi se kështu e ka zakoni, pra të fusë zarfin. Zakoni i shqiptarit është të japë dorën kur je në vështirësi, jo të japë zarfin duke të korruptuar. Zakoni i shqiptarit nuk është që të fusin lek në xhep”- tha Tahiri.

(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb