TIRANË- Kreu i Partisë Socialiste të Tiranës Saimir Tahiri ka qenë një nga zërat më të fortë kundër LSI-së, dhe më i shigjetuari nga kjo e fundit. Ai vazhdon të akuzojë këtë forcë politike që është ende aleate e koalicionit qeverisës se nuk punon për hallin e njerëzve por hallin e familjes.

Ai tha sot në një takim me banorët tek Unaza e Re se PS është alternativa e vetme më 25 qershor ndërsa nuk ka la pa thumbuar as kreun e Kuvendit Ilir Meta.

“Partia Socialiste është alternativa e vetme në 25 qershor. Një eksperiencë si ajo e Ilir Metës nuk do doja kurrë ta kisha. I kemi dhënë LSI-së për 4 vjet hapësirën për të treguar se mund të bënte ndryshe. I kemi dhënë mundësinë LSI-së të tregonte se ka hallin e njerëzve, jo hallin e familjes. E fatkeqësisht kjo nuk ndodhi, ndaj ne shkojmë vetëm në zgjedhje. Kjo është arsyeja pse PS nuk do të fitojë sërish me ‘partiçka’”, deklaroi Tahiri.

Ish-ministri i Brendshëm tha se PS nuk është njëlloj as me LSI-në dhe as me PD-në.
“Nuk jemi njëlloj, nuk janë njëlloj ata që punojnë me ata që nuk punojnë. Luli e Saliu duan të legalizojnë partinë e vet, ne duam të legalizojmë çdo shtëpi të shqiptarëve”, tha Tahiri.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: