TIRANE- Pas replikave të ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri me kreun e LSI-së Petrit Vasili, vjen një tjetër reagim nga LSI-ja.

Hyrjen vetëm në zgjedhje ish-ministri, aktualisht kreu i PS-së së Tiranës e krahasoi me një makinë që s’mund të ketë dy timona, ndërsa kreu i LSI-së nuk ia përtoi një replikë, duke e këshilluar se tafmaja e madhe mund t’i linte edhe pa gjë.

Pas kësaj Tahiri reagoi sërish, por kësaj here nga LSI-ja i përgjigjet këshilltari i grupit të LSI-së Dritan Kaba. Ky i fundit kapet me Tahirin dhe e akuzon se po bën rolin e filozofit, pasi mbushi Shqipërinë me drogë.

STATUSI I PLOTË

MBUSHI SHQIPERINE ME DROGE DHE BEN “FILOZOFIN”
Na paska folur Tahiri, ne rolin e “filozofit” politik.
Por para se te “filozofoje” politikisht a ju ka kerkuar falje prinderve te adoleshenteve qe ju mbushi gjimnazet e 9 vjecaret me hashash?!
Sot eshte 1 qershori, ne vend te dale e t’ju kerkoje falje femijeve shqiptare qe jua solli drogen ne cdo oborr shkolle, ben protagonistin.
Qe te kuptoje edhe njehere fjalen “tafma” i them, se ishte pikerisht tafmaja e tij qe gjelberoi Shqiperine me droge ne cdo cep. Ishte tafmaja e tij qe krimi i organizuar u ndje me rehat se asnjehere tjeter ne kete vend. Ishte tafmaja e tij qe detyroi Departamentin e Shtetit dhe Europolin, sebashku me mediat me prestigjoze boterore te cilesonin Shqiperine si Kolumbia e Evropes.
Gjate kohes qe ishte minister i brendshem i dha shkollat me “koncension” grupeve kriminale.
Asnje i arrestuar ne gati 4 vite qe ishte minister nga keta shites se vdekjes.
Kush ka femije nuk mund te votoje per kete rrezik te rinise dhe te ardhmes se vendit.
E do timonin i vetem qe te mos kete njeri qe ta shqetesoje dhe t’i levize nga kursi avonet e krimit te organizuar, skafet e trafikanteve, kamionet e toneve te droges. Te mos e shqetesoje njeri ne kete sipermarrje faraonike.
Ishte kjo tafma e tij qe beri ministrin pasardhes te shkarkonte te gjithe kupolen, po po kupolen e tij, per lidhje me trafikun e droges.
Por me 25 qershor besoj se qytetaret e pergjegjshem, rinia e rrezikuar nga droga qe “lulezoi” per tafmane e Tahirit, do i kthejne kusurin e shqetesimeve qe kane kaluar nga “koncensionet” e krimit dhe tafmaja e tij.
(m.a/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb