Menu Krye Të Fundit | Shqipëria |

Tahiri sulmon LSI: Duan të fusin dorën në tepsi, të rrjepin pushtetin në kurriz të njerëzve

thumbnail_img-17

TIRANE- Kryetari i socialistëve të Tiranës Saimir Tahiri, shoqëruar nga kandidatët për deputetë Ulsi Manja dhe Granit Kërxhalliu bashkëbiseduan me banorët e Paskuqanit, duke theksuar nevojën e një fitoreje si forcë e vetme e PS-së, në funksion të ndërtimit të Shqipërisë që duan qytetarët.

Tahiri ftoi çdo qytetar të shfrytëzojë gjithçka është bërë nën qeverisjen 45 mujore, për të bindur këdo se kjo është vetëm mundësia më e mirë për fuqinë që kanë socialistët për të bërë shumë gjëra të tjera që s’janë bërë ende.
thumbnail_img-10
Ai tha se ka vetëm një alternativë në 25 Qershor, vota për Partinë Socialiste. “Ka plot parti që sot dalin dhe u kërkojnë votën njerëzve, duke u premtuar lloj-lloj gjërash. Mos u gënjeni nga askush, sepse duan vetëm një dorë te tepsia e pushtetit, që të rrjepin pushtetin e të pasurohen në kurriz të njerëzve”, -nënvizoi Tahiri. Ish-ministri deklaroi se siç u bë reforma në drejtësi dhe Vetting-u, tashmë do të bëhet ekonomia dhe rritet mirëqenia e shqiptarëve. Sipas tij shumë është bërë, por ende më shumë duhet të bëhet.

“Unë e di që shumë prej jush mund të mendojnë, dakord shumë është bërë, por unë pres të vijë këtu te shtëpia ime. Ndaj miqtë e mi, në qoftë se nuk kemi bërë legalizime sa duhet kjo ka qenë vetëm pse ka munguar koha. Ne na duhet realisht më shumë vota nga çdo njeri që, sot pret ende legalizimin sepse mund të bëjmë, në katër vitet e ardhshme, të mbyllim përfundimisht historinë e legalizimeve dhe të legalizojmë çdo shtëpi”, shtoi ndër të tjera kreu i PS-së të Tiranës.
(ed.me/BalkanWeb)



Komente ( 2 )

  • kjo tregon nje pafytyresi te rilindjes por edhe te repuplikes se re.e konsiderojne shtetin si tepsi e mendojne vetem si si ta vjedhin,ta shfytezojne sic kane bere deri tani.ndryshimi eshte se tani po flasin pa dorashka .populi ti shikoje e ti ndeshkoje me vote si ne kosove.plehrat ti zhdukin

  • jupaska hyre temeri nga lsi por keni per ta paguar shtrenjte kete qe keni bere ju mafiozat e ps se per 4 vjete se keni fute ne burgje te pa fajshem aty edhe nena me femije jetime por ju erdhi ora qe te shporeni njer e mire se populli ju votoje dhe populli dotju shkateroje sice e shkaterute per 4 vite qeveri plerash dhe drogaxhinjesh

KOMENTO

*E-mail nuk do te publikohet.
Komenti juaj do publikohet brënda 3 orëve , nëse përdorni fjalor ofendues , komenti nuk do të publikohet nga moderatori .


Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.