BRUKSEL– Mandatari për formimin e qeverisë së re dhe lideri i LSDM-së, Zoran Zaev nga Brukseli ka paralajmëruar se javës që vjen Maqedonia do të ketë qeveri të re.

“Mund të them se me të gjitha partitë, pos Besës jemi shumë pranë edhe për kuadrot edhe për resorët. Me Besën akoma bisedojmë për këtë. Do të mundohemi deri në fund të javës të çojmë në Kuvend propozimin për formimin e Qeverisë së re”, tha Zaev.

Në pyetje të gazetarëve, ai përgjigjet se nëse të premten dorëzohet propozimi në Kuvend, në fillim të javës që vjen Maqedonia duhet të ketë Qeveri të re.

Ai tha se me përfaqësuesen e lartë të BE-së, Federika Mogherini, kanë biseduar për projekte rajonale, për përkrahje të projekteve infarastrukturore, për hapje të çështjeve bilaterale të cilat ekzistojnë, kurse do të jetë pengesë për zhvillim të vendeve, nëse nuk përforëcohet bashkëpunimi.

(el.sp/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: