Menu Krye Të Fundit | Shqipëria |

Takimi i zyrtarit të lartë amerikan me Bushatin, DASH thirrje partive në Shqipëri: Merrni pjesë në zgjedhje

1C11180D-4031-4C78-A8D4-10B00A45A803_cx0_cy6_cw0_w1023_r1_s

Departamenti Amerikan i Shtetit u bëri thirrje të gjitha partive politike në Shqipëri të marrin pjesë në zgjedhjet e ardhshme parlamentare.

Në një deklaratë të lëshuar të enjten, thuhet se Nënsekretari amerikan i Shtetit për Çështjet Politike, Ambasador Thomas A. Shannon, u takua me ministrin e Jashtëm të Shqipërisë Ditmir Bushati, për të folur mbi interesat e përbashkëta në marrëdhëniet dypalëshe dhe në rajon.

Nënsekretari Shannon, thuhet në deklaratën e Departamentit të Shtetit, riafirmoi partneritetin e ngushtë midis Shteteve të Bashkuara dhe Shqipërisë, mbështetjen e fortë të SHBA ndaj përpjekjeve të Shqipërisë për reformën e gjyqësorit dhe angazhimin e përbashkët ndaj vlerave demokratike, sundimit të ligjit dhe respektimit të të drejtave të njeriut.

Nënsekretari Shannon, thuhet në deklaratë, theksoi gjithashtu rëndësinë që të gjitha partitë politike në Shqipëri të marrin pjesë në zgjedhjet e ardhshme parlamentare.

“Ambasadori Thomas A. Shanon, zëvendës sekretar për Çështjet Politike takoi sot Ministrin e Jashtëm të Shqipërisë Ditmir Bushati për të diskutuar për interesat e përbashkëta në marrëdhëniet bilaterale dhe rajonin.
Zëvendës Sekretari rikonfirmoi partneritetin e ngushtë midis Shteteve të Bashkuara dhe Shqipërisë, mbështetjen tonë të fortë për përpjekjet e Shqipërisë për reformën gjyqësore dhe angazhimin tonë të përbashkët ndaj vlerave demokratike, sundimit të ligjit dhe respektimit të të drejtave të njeriut.
Ambasadori Shannon gjithashtu theksoi rëndësinë që të gjitha partitë politike në Shqipëri të marrin pjesë në zgjedhjet e ardhshme parlamentare”, raporton DASH në njoftimin për shtyp.

DASH per takimin Bushati-Shannon

(i.ç/BalkanWeb)



Komente ( 14 )

  • @qirje ARQILE TE DIGJKA SA HERE PERMENDEN STEPAT RUSE FATMIRESISHT NUK PUNOJ PER PARTITE AQ ME PAK PER EDIN PO MUNDOHEM DHE PUNOJ PER VETE.PO TI QENKE LAPANJOZ ORTHODOX GREK KENI FOBI PER SH.B.A. E KE TRASHEGIM KALUARA JOTE SI USHTARAK PO GJYSH BABA S TI PERMEND KALLAJXHI PERMETI.MUA ME KANE LINDUR NE ITALI.KESHTU JEMI LARG BASHKE. I SHARI TE SHAN. JE ARMATES SE KUQE.

  • Deklarata pa pike vlere te nje diplomati ne ikje. Thomas A Shannon eshte emeruar nga Obama dhe qendron ne ate post vetem sepse nuk eshte zyrtarizuar akoma emerimi i John J. Sullivan (kandidati qe do ta zevendesoj).

  • Per Vota eshte kot….Nuk e di ku dhe si e ke mesuar shqipen por te besh edhe perkthim dhe te zbeethesh kuptimin e frazave vetem ne cadren e dhjere behet.Se vetem atje bertasin fitore edhe kur humbasin..E zeza eshte e zeze dhe nuk mund ta quash ndryshe sado filozof te jesh

  • Rama ka korruptuar edhe DASH do thote tani Lulushi.😂😂😂

  • Lexojeni mire e mundohuni ta kuptoni. Sigurisht ka qene ideja e Lu-se te takohet Thomasi i caktuar si diplomat ne ate post nga Obama. Por Thomasi i merr urdherat nga Rex Tillerson, “theksoi rendesine qe te gjitha partite te marrin pjese ne zgjedhje”. Kjo perkthehet “mos beni zgjedhje pa PD”. Zdapi drogaxhi i eksituar nga deklaratet e Gabrieles se Gjermanise, mendoi se do marrte po ate “fjalim” edhe nga Amerika. Po tani cdo te beje?

    • ti ja fut kot dhe spo di si ta lexosh deklaraten. DASH thote “te gjitha partite te marrin pjese ne zgjedhjet e ardhshme parlamantare”. daten e zgjedhjeve e vendos kushtetuta dhe e dekreton presidenti. ato do mbahen ne 18 qershor. nese do ishte siv thua ti, DASH do thoshte “te arrihet kompromisi qe te gjitha partite te marrin pjese ne zgjedhje”. lexo pak me mire them une.

  • LANCASTERaa@@@. Paske shkuar heret sot ne punen tende te perditshme. Te ka ven ngrofje edi rama te bodrumi apo ashtu ftohte vishesh trashe, dhe nje bravo je me i miri partise djem si ty i duhen partise, ti duhesh te jesh nga ato tipat qe ka pas ne ndermarjet shteterore qe skishin asnje zanat vetem rrinin kot verdalle neper ndermarje duke bere spiunlliqe tek sekretari partise. Kete pune duhet ta ket lene ne trashegim fam gjyshi babai dhe ti leja djalit tend se eshte pak pune e piset por nuk te len pa gje shoku TARI. Vazhdo me kete ritem se keshtu te don partia bravo.

  • LANCASTERaa@@@. Paske shkuar heret sot ne punen tende te perditshme. Te ka ven ngrofje edi rama te bodrumi apo ashtu ftohte vishesh trashe, dhe nje bravo je me i miri partise djem si ty i duhen partise, ti duhesh te jesh nga ato tipat qe ka pas ne ndermarjet shteterore qe skishin asnje zanat vetem rrinin kot verdalle neper ndermarje duke bere spiunlliqe tek sekretari partise. Kete pune duhet ta ket lene ne trashegim fam gjyshi babai dhe ti leja djalit tend se eshte pak pune e piset por nuk te len pa gje. Vazhdo me kete ritem se keshtu te don partia bravo.

  • Ultimatum sikur nuk shkon i dashur balkanweb shkruani pak ndryshe se ne lexuesit tuaj nuk jemi me nivel kaq të ulet të inteligjencës .
    Kurse për mendimin tim opozita duhet ti vejë një kusht Edi Ramës ti japë listën e personave të inkriminuar për çdo rreth se i dinë shumë mirë dhe këto të mos marrin pjesë në fushatë për këtë të kërkojnë garancinë nga ato që japin ” ultimatume” në gjithë botën gjithmonë në se u don bytha
    Por veç një gjë dihet e sigurtë deri sa të huajt të drejtojnë vendin tonë ne kështu do shkojmë

  • WHAT BASHA SALI.WHAT WHAT WHAT.

  • Keta komunistet e cadres(salehu me sigurimsat) dikur bertisnin;amerikan larg duart nga vietnami,dhe sot keta qe na jane konvertuar ne dhjerokrat ,po bertasin perseri poshte amerika,larg duart nga Shqiperia,posht Europa,problemet nuk i njohin,me forcat tona do i zgjidhim.Keta plehra qe nuk dine te qeverisin duan te vijne ne pushtet me force.
    keta plehra qe nuk shkojne as ne hale pa pyetur nderkombetaret dhe kur ata ja thone te verteten ne sy,keta ngrefosen si gjela.
    Harixhinjt komunist te cadres

  • Braceziu le te degjoje kengen Edi Rama Tungjatjeta

  • Ultimatum eshte terminologji luftarake.
    Zakonisht shoqerohet me : Ju bej thirrje per here te fundit,pasi ne te kundert….?!!wtf nese nuk pyet njeri per kete “ultimatum”?Do sulmoje me raketa?!

  • Pranvera e cadres se madhe saleh lul alia ku ti kerkoj rrenjet e tua parti demokratike neper stepat rusise.

KOMENTO

*E-mail nuk do te publikohet.
Komenti juaj do publikohet brënda 3 orëve , nëse përdorni fjalor ofendues , komenti nuk do të publikohet nga moderatori .


Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.