Nëntë persona janë plagosur dhe dy janë arrestuar gjatë një përleshje pranë rezidencës së ambasadorit turk në kryeqytetin amerikan, Uashington gjatë një vizite të Presidentit turk Rexhep Tajip Erdogan.

Dy prej të plagosurve janë shtruar me urgjencë në spital me lëndime serioze. Sipas dëshmitarëve, përleshjet nisën kur një nga truprojat e sigurisë së Presidentit turk Ergodan, sulmoi protestuesit që mbanin një flamur të partisë kurde, Partia e Unionit Demokratik.

Televizioni kombëtar NBC raportoi se Erdogan ishte brenda në ndërtesë në momentin që ndodhi përleshja. Sherri plasi mes dy grupeve, truprojave të Erdogan dhe protestuesve. Përleshjet erdhën në të njëjtën ditë që Erdogan u takua me Presidentin Donald Trump në Shtëpinë e Bardhë. Megjithatë ende nuk ka një reagim nga Departamenti i Shtetit.

(e.f/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: