NGA ZONJA VJOLLCA
Përbërësit

200 gr bishtaja jeshile
100 gr arra
100 gr proshutë
250-300 gr miell
1 pako pluhur pjekës
1 lk sheqer
Kripë, piper i zi
4 kokrra vezë
80 ml vaj
100 ml verë e bardhë
Përgatitja
Lajmë bishtajat, i presim të vogla dhe i vendosim në ujë të vluar me kripë të ziejnë për 8 minuta jo plotësisht (aldente). Më pas i largojmë nga uji i nxehtë dhe i vendosim në ujë të ftohtë duke i kulluar më pas mirë.

Ndërkohë ndezim furrën në temperaturën 180 gradë Celsius. Bëjmë gati përbërësit duke prerë arrat në copëza të vogla dhe proshutën në kubikë të vegjël. Më pas i bashkojmë arrat proshutën dhe bishtajat në një tas.

Në një tas tjetër bashkojmë miellin me pluhurin pjekës, me pak kripë dhe pak sheqer.

Rrahim më pas 4 kokrra vezë me vaj ulliri dhe pak verë të bardhë. Shtojmë më pas gradualisht miellin dhe e punojmë mirë derisa të realizohet një brumë homogjen. Brumin më pas e përziejmë me bishtajat me arra dhe proshutë. E rregullojmë me kripë dhe piper të zi dhe masën e formuar e vendosim në një tavë ku kemi shtruar një letër pjekje. E vendosim tartën në furrën e parangrohur në temperaturën 180 gradë Celsius për 30-40 minuta.

(da.xha/Vila24/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb