Menu Krye Të Fundit | Shqipëria |

Tartë me pule dhe kërpudha

tarte me mish pule dhe kerpudha

Nga: ZONJA VJOLLCA
250 gr miell
125 gr gjalpë i ftohtë
1 lç uthull, kripë
3-4 lgj ujë
500 gr fileto pule
300 gr kërpudha
1 kokërr qepë
200 ml qumësht ose pana
Kripë, piper i zi, arrë moskat
60 gr djath pice
1 të verdhë veze

Fillimisht përgatisim bazën e tartës me një brumë brisé. Në një mikser vendosim miell, pak kripë dhe gjalpë të ftohtë në kubikë. I përziejmë së bashku derisa të formohet një brumë i thërrmuar. Shtojmë më pas pak ujë trazuar me një lugë të vogël uthull dhe e përziejmë derisa brumi të lidhet mirë. E punojmë brumin me duar dhe më pas e mbështjellim me celefon dhe e vendosim në frigorifer për 30-40 minuta. Ndërkohë bëjmë gati përbërësit e mbushjes së tartës. Presim mishin e pulës në kubikë të vegjël, pastrojmë kërpudhat dhe i presim dhe ato në madhësinë e mishit. Qepën e presim në kubikë të vegjël. Vendosim tiganin me një lugë vaj ulliri, kaurdisim mishin e pulës derisa të ndryshojë ngjyrë dhe të përthithë lëngun e tij. E largojmë më pas nga tigani dhe po aty kaurdisim mirë qepën derisa të tretet pak. Shtojmë më pas kërpudhat dhe i trazojmë derisa të ulin volumin e tyre, shtojmë 200 ml qumësht ose pana, shtojmë dhe mishin e pulës, kripë, piper të zi dhe arrë moskat dhe i lemë në vlim për 10 minuta derisa qumështi të shterojë dhe të jetë bërë si salcë. Pasi mbushja e tartës të jetë ftohur pak, hapin petën e brumit me një trashësi 0.3 cm. Vendosim mbushjen në qendër duke lenë 5 cm anët bosh, i kthejmë anët duke i palosur pak që të mbajë mirë mbushjen. E vendosim mbi një letër kuzhine në një tavë. Lyejmë anët me të verdhë veze dhe në fund spërkasim komplet tartën me djath pice dhe e vendosim në furrë në temperaturën 200 gradë Celsius për 25-30 minuta.
(er.cu/vila24/BalkanWeb)



KOMENTO

*E-mail nuk do te publikohet.
Komenti juaj do publikohet brënda 3 orëve , nëse përdorni fjalor ofendues , komenti nuk do të publikohet nga moderatori .


Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.