NGA ZONJA VJOLLCA
Përbërësit

500 gr mish viçi (tul)
2-3 kokrra qepë
2 thelpinj hudhër
½ spec pak djegës
100 ml pure domate
150 ml verë të kuqe
2 gjethe dafine
5 kokrra piper të zi
4 lgj vaj ulliri
kripë, 2 lgj majdanoz
Pergatitja
Fillimisht presim mishin në kubikë mesatar. Qepën e grijmë shumë hollë, ndërsa specin e presim në unaza.
Në një tenxhere ngrohim vajin, shtojmë mishin dhe e skuqim atë derisa të mos ketë më lëng. Shtojmë më pas qepën dhe e hudhrën dhe e kaurdisim së bashku me mishin për 5 minuta duke shtuar dhe pak spec. Më pas shtojmë verën e kuqe dhe e lemë derisa vera të avullojë. Shtojmë në fund purenë e domates, kokrrat e piperit të zi dhe gjethet e dafinës. E mbulojmë mishin me ujë dhe e lemë të vlojë derisa mishi të ketë zjerë plotësisht dhe uji të shterojë pak. E rregullojmë me kripë dhe e servirim të ngrohtë pudrosur me pak majdanoz.

(da.xha/Vila24/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb