CERRIK– Deputeti i Partisë Socialiste, Taulant Balla, i zgjedhur në Qarkun e Elbasanit, ka falenderuar ditën e sotme, qytetarët e Cërrikut për mbështetjen dhe për votën e 25 qershorit.

Duke komentuar dorëheqjen e Petrit Vasilit nga kreu i LSI, deputeti Taulant Balla i ka kërkuar kryetarit të Bashkisë së Cërrikut, Altin Toska, të mbajë fjalën e dhënë dhe të japë dorëheqjen.

Kujtojmë se gjatë zhvillimit të fushatës, Altin Toska kryetari i Bashkisë së Cërrikut ka deklaruar se do të japë dorëheqjen nëse LSI nuk del forcë e parë në Cërrik.

Balla ka folur dhe për zgjedhjet duke e cilësuar atë si një betejë të vështirë. Ai ka vijuar më tej duke thënë se “Drejtësia të ndëshkojë rastet në hetim për korrupsion elektoral. Shqiptarët votuan për të ardhmen e tyre. Në shtator të fillojë reforma e plotë elektorale”.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: