Një sukses rekordi për videoklipin e ri të Taylor Swift. Këngëtarja me këngën e re ‘Look what you made me do’, ka arritur në vetëm një ditë më shumë se 28 milion klikime në Yuotube (dhe për momentin ka arritur pothuajse në 50 milion).

Swift thyen kështu rekordin e mbajtur nga Adele me videon e këngës ‘Hello” ( e cila në 23 tetor të 2015 kishte arritur 27.7 milion shikime)

Videoklipi është prezantuar të dielën në 27 gusht gjatë MTV Video Music Awards. Kënga i paraprin albumit të ri që pritet të dalë në 10 nëntor, tre vjet pas albumit të fundit ‘1989’.

Në top 5 e videove muzikore më të shikuara në një ditë, në Youtube, janë edhe ‘Bad blood’ po e këngëtares Taylor Swift me (20.1 milion shikime në 17 maj 2015), ‘Anaconda e Nicki Minaj (19.6 milion shikime në 19 gusht 2014) dhe ‘Wrecking ball’ e Miley Cyrus (19.3 milion në 9 shtator 2013).
(da.xha/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb