SHBA – Taylor Swift numëronte mbi 102 milionë ndjekës në Instagram, dhe 85 milionë në Twitter, por këngëtarja vendosi t’i jap fund gjithçkaje, duke i fshirë llogaritë e saj nga rrjetet sociale.
63f9d7c5ebb4d19cdc51f3dcd3e4994b
Të njëjtën gjë, ajo ka bërë edhe me llogarinë e saj në Facebook, ku ka fshirë çdo postim të bërë që pas vitit 2015. Nuk dihet arsyeja që çoi këngëtaren të marrë këtë vendim, megjithatë burime pranë saj aludojnë në diçka të madhe, si paralajmërimin e albumit të saj të gjashtë. Ndërkohë, BBC shkruan se ka gjasa të jetë thjesht një rastësi, ose ndoshta ajo është viktimë e radhës e një sulmi kibernetik.

Ndërkohë komentet e fansave kanë qenë të shumtë, veçanërisht ata që duan rikthimin e këngëtares. ‘TS po rikthehet’,ka qenë hashtagu më i shpërndarë nga fansat lidhur me këtë ngjarje, ndërsa një fanse e zjarrtë e saj kishe komentuar: “Kam frikë të shkoj të fle.. po sikur Taylor të publikojë një këngë të re’, me dëshirën që ajo të rikthehet.

Taylor Swift ka qenë shpesh herë e paragjykuar edhe për jetën e saj private, ndaj shumë fansa e kanë kritikuar dhe parë të arsyeshëm largimin e saj nga rrjetet sociale.
(er.cu/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: