E enjtja për skuadrat shqiptare është vendimtare pasi luajnë për turin e parë të fazës kualifikuese në “Europa League”. Skuadra e Partizanit, Skënderbeut dhe Tiranës përballen me kundërshtarët e tyre kontinental në luftën për të siguruar një biletë për fazën tjetër.

Pasi u mësuan kundërshtarët, UEFA ka përcaktuar edhe gjyqtarët që do të drejtojnë në sfidat e para tre skuadrat shqiptare.
Bryn-Markham-Jones-470x298
Ndeshja mes Partizanit dhe Botev Plovdiv do të drejtohet nga uellsiani Bryn Markam-Xhons. 30-vjeçari drejton prej disa vitesh në arenën ndërkombëtare, ndërsa në të kaluarën ka drejtuar edhe përfaqësuesen e Shqipërisë U-17 në Europianin ë kësaj grupmoshe, në fazën e parë të zhvilluar në Itali në tetorin e vitit 2016.

Partizani-Botev Plovdiv
Gjyqtar: Bryn Markam-Xhons (Uells)
Asistentë: Ljuis Eduards, Daniel Beket
Gjyqtar i katërt: David Morgan
robert-henesi-470x297
Takimi mes Skënderbeut dhe Sant Hulia, do të drejtohet nga një gjyqtar shumë i ri, 26-vjeçari irlandez Robert Henesi. Ky i fundit nuk ka shumë kohë që ka marrë stemën ndërkombëtare, por është vlerësuar shumë nga FIFA gjatë drejtimit të ndeshjeve të përfaqësueseve të U-17 dhe U-19, ndaj i është dhënë mundësia të tregojë vlerat e tij edhe në Ligën e Europës. Ai do të debutojë në këtë turne ndërkombëtar pikërisht në ndeshjen e skuadrës korçare ndaj modestëve të Andorrës.

Skënderbeu-Sant Hulia
Gjyqtar: Robert Henesi (Irlandë)
Asistentë: Alen Linç, Uejn MekDonell
Gjyqtar i katërt: Bernard Konolli (Irlandë)
tihomir-pejin-470x310
Ndeshja e Tiranës ndaj Makabi Tel-Aviv, do të drejtohet nga kroati 33-vjeçar Tihomir Pejin. Ai ka drejtuar në vitet e kaluara ndeshjet e fazave të para kualifikuese në Ligën e Europës, si dhe ndeshje të eliminatoreve të Europianit të U-21.

Makabi Tel-Aviv-Tirana
Gjyqtar: Tihomir Pejin
Asistentë: Goran Pataki, Kruno Shariç
Gjyqtar i katërt: Dario Bel

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb