Fiorentina, Danjeli dhe Fotinia ulen jashtë në oborr, ku ndodhet edhe Elsamedi, konkurrenti më i ri.
Në shënjestër të banorit të ri të Big Brotherit është Fotinia. Fotinia e pyet se kështu është edhe jashtë që përpiqet me forcë që të hyjë në muhabet me të tjerët.

“Unë këtë tip kam, që hyj në muhabet me të tjerët. Është karakteri im”, i thotë ai. Ironia mes të dyve vazhdon dhe Fotinia i thotë se ajo lexon shumë filozofi dhe i duket shumë i shtirur brenda në shtëpi. “Edhe unë lexoj, po ti nuk ke fare filozofi”, i thotë Elsamedi. Më pas, debati zhvendosen individualisht. Fotinia i thotë se ka zero interes që të diskutojë me të, ndërsa Elsamedi ja kthen duke i thënë se “diçka i ka djegur përderisa po bisedon me të”. “Ti je vegël argëtimi”, i thotë ajo.

“Dhe do të jem këtu deri në fund me të argëtu”, përgjigjet ai. “Të gjithë ata që kanë ik kanë thënë që do të rrijnë deri në fund”, i kundërpërgjigjet Fotini. Danjeli, që ndodhet aty ndërhyn. “Është dita e parë, bëri gabim dhe do ja jap një mundësi”, i thotë ai, ndërsa Elsamedi i kthen përgjigje Fotinisë. “Jam këtu dhe do ta shikoni. Do të të argëtoj çdo ditë”, i thotë ai. “Nuk je në atë nivel. S’ke cilësi”, përgjigjet Danjeli. Fiorentina komenton: “Humor kinez!”. “Vetëm shkodran di unë!”, ja kthen Elsamedi./bb
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: