TIRANE– Kryeministri Edi Rama ka ironizuar kërkesën e opozitës për qeveri teknike në mënyrë që t’i hapet rruga zgjedhjeve të lira dhe të ndershme.

Përmes një postimi në ‘Facebook’ Rama ka zgjedhur imazhet e një filmi shqiptar të cilën e shoqëron me fjalët: ‘Momenti kur Tili mësoi se ekzistoka edhe ‘qeveri teknike’ për të evituar provimet’.

Por pas këtij postimi, ndjekësit kanë shfrytëzuar rastin për të komentuar. Një nga qytetarët i shkruan Ramës se të gjithë politikanët njësoj janë dhe se janë e keqja e këtij vendi.
Screenshot001
Komentuesi: Edi Rama,Lulezim Basha,Sali Berisha,Ilir Meta , Ben Blushi Kreshnik Spahiu e gjith kjo gard e vjeter jane e keqa me e madhe qe mund ti kanosen ketij vendi!!!
O ju popull qe veni e Lepiheni pas PD E PS cfar mendoni se do veni ne Parajse apo harroni qe te gjith derrat nje fytyre kane.

Replika e Ramës: Ti Gazmend shko ne shkolle dhe behu i zoti i vetes degjo mua, sepse paske idera komplet te gabuara per parajsen, derrat dhe veten.
Screenshot
(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: